Ajo të cilës ia ka frikën secila kompani, i ka ndodhur edhe Jaguarit.
Për arsye të panjohura ka marrë flakë pjesa e përparme e automjetit.
Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe dhe vetura është djegur e tëra.
Fatmirësisht, vozitësi dhe një pasagjer kanë dalë me kohë nga vetura duke shmangur tragjedinë. /Telegrafi/