Telegrafi

Jaden Smith do të luajë rolin e Kanye Westit si i ri në serialin, “Omniverse”

Aktori Jaden Smith dhe Kanye West, do të bëjnë një rikthim në serinë e “Omniverse”.

Në fakt, Jaden do të jetë ylli i serialit ndërsa reperi amerikan do të jetë producent.

Bëhet fjalë për një seri episodike, ku secila do të zgjat gjysmë ore dhe hulumton forma të ndryshme të perceptimit.

Sezoni i parë tregon “Ego” përmes realiteteve të ndryshme alternative të Kanye West, e cila do të mishërohet në versionin më të ri të Jadenit.

Lee Sung-jin, i cili është i njohur në seri si “Silicon Valley”, “Singularity” dhe kështu me radhë, do të regjisor.

Jaden Smith është i njohur për rolet në “Life in the Year”, Skate Kitchen” gjersa ka luajtur në disa filma të platformës, Netflix kurse roli që i solli famën është në filmin, “Karate Kid”. /Telegrafi/