Aktorja amerikane, Jada Pinkett-Smith, ka folur haptas për një marrëdhënie jo shumë të mirë në raport me pornografinë.
47-vjeçarja ka thënë se në të kaluarën ka qenë e varur nga pornografia. “Unë nuk isha në lidhje dashurie kur kisha varësi nga pornografia”, u shpreh ajo në shoun e saj në Facebook, “Red Table Talk“.
Pinkett-Smith, e cila është e martuar me aktorin Will Smith, ka thënë se ajo ndoshta ishte e varur nga pornografia, sepse ndihej ‘shumë e zbrazët’ duke shtuar se pornografia i jepte “pritje të rreme” kur vinte puna te lidhjet e dashurisë.
Gjatë këtij emisioni, 47-vjeçarja dhe familja e saj kanë diskutuar se si ekziston një stigmë rreth pornografisë, por edhe se si varësia ndaj saj mund ta shkatërrojë karrierën dhe jetën e njerëzve.
Jada Pinkett është e martuar që 20 vjet me aktorin Will Smith dhe çifti është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/