Telegrafi

Jada Pinkett Smith tregon se familja është duke u fokusuar në ‘shërimin e thellë’ pas incidentit të Will në “Oscars”

Jada Pinkett Smith në një raportim të fundit deklaroi se familja e saj është ‘përqendruar në shërimin e thellë’, pasi Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në “Oscars 2022”.

“Duke marrë parasysh gjithçka që ka ndodhur në javët e fundit, familja Smith është fokusuar në shërimin e thellë”, thuhet në një deklaratë nga Jada Pinkett Smith përpara episodit të “Red Table Talk”.

“Disa nga gjërat rreth shërimit tonë do të ndahen në tryezë kur të vijë koha. Deri atëherë…tryeza do të vazhdojë të ofrohet për dëshmitë e fuqishme, frymëzuese dhe shëruese si ajo e të ftuarit tonë të parë tejet mbresëlënës”.

Jada Pinkett Smith (Foto: Getty Images)

Pinkett ndau një mesazh në Instagram disa ditë më vonë pas skandalit të bashkëshortit në “Oscars”, duke shtuar se është një ‘sezonë për shërim’.

Rock në anën tjetër ishte tallur me kokën e rruar të Jadas teksa prezantonte një çmim në “Oscars 2022”.

Lexo po ashtu Will Smith dhe Jada Pinkett drejt divorcit?

Smith që atëherë i ka kërkuar falje Rockut dhe Akademisë, por kjo e fundit e ka larguar nga “Oscars” për 10 vite.

Është e paqartë nëse ylli i “King Richard” do të trajtojë incidentin që ndodhi në “Oscars” në “Red Table Talk”, por sipas pjesës hyrëse në episodin e së mërkurës, kjo do të bëhet ‘kur të vijë koha’.

Skandali në fjalë ka bërë që çifti të kenë një luhatje në marrëdhënien e tyre, meqenëse Jada vite më parë ka rrëfyer se nuk ka dashur të martohet asnjëherë me Willin. /Telegrafi/

Jada Pinkett dhe Will (Foto: AP)