Site icon Telegrafi

Jada Pinkett Smith thotë se flokët e saj kanë filluar t’i rriten sërish, teksa vuan nga alopecia

Jada Pinkett Smith ka marrë një pamje tullac për një kohë, por disa ndryshime në dukjen e saj kanë nisur të bëhen së fundmit.

Aktorja 51-vjeçare, e cila ka shkruar një libër me kujtime të jetës së saj, ka shpërndarë disa foto të reja në rrjetet sociale, duke treguar se flokët i janë rritur sërish.

“Këto flokë këtu po provojnë për t’u rikthyer. Ende kemi disa pika problematike, por – do të shohim”, shkroi ajo sipër imazheve.

Fotoja e parë e postuar të hënën në Instagram tregoi fillimet e rritjes së re. Ylli i “Matrix Resurrections” pozoi në kamerë e veshur me një xhaketë të bardhë dhe një gjerdan diamanti, shkruan DailyMail.

Në të kaluarën ajo ka thënë se vuan nga alopecia, por ajo ‘vjen dhe shkon’. Alopecia është termi mjekësor për flokë tullace.

Një buzëqeshje e lehtë ishte në fytyrën e saj, e theksuar nga një buzëkuq i lehtë rozë.

Fotoja e radhës tregonte fije pak më të gjata, disa prej të cilave ishin zbardhur me një ngjyrw bionde platini. Jada bllokoi të gjitha komentet në postim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jada Pinkett-Smith

Rritja e re ishte e dukshme në postimin e 29 qershorit në Instagram, kur Jada njoftoi se libri , “Worth”, do të publikohej në tetor.

Ishte shakaja e dobët e Chris Rock për kokën tullac të Jadas në ceremoninë e “Oscars 2022”, e cila çoi në një shuplakë të inatosur Will Smith ndaj komedianit.

U zbulua se Jada vuante nga alopecia, një gjendje autoimune që mund të çojë në rënien e flokëve.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, nuk ka kurë për alopecinë, por për sa kohë që gjëndrat e flokëve nuk shkatërrohen, potenciali që ato të rriten mbetet.

FDA miratoi përdorimin e një ilaçi për pacientët me alopeci në qershor 2022, i cili bllokon sistemin imunitar të trupit nga sulmi i folikulave të flokëve.

Ndërkohë, aktorja ka nënshkruar për të ripërsëritur rolin e saj si Lisa Cooper, në “Girls Trip 2”, me miqtë Tiffany Haddish dhe Queen Latifah.

Filmi është renditur si në paraprodhim në IMDB, por puna për komedinë është mbyllur për shkak të grevave të shkrimtarëve dhe aktorëve në Hollywood.

Është hera e parë që aktorët dhe shkrimtarët janë larguar nga puna njëkohësisht që nga viti 1960. /Telegrafi/

Exit mobile version