Site icon Telegrafi

Jada Pinkett Smith pretendon se Chris Rock e ftoi në një takim mes thashethemeve për divorcin nga Will Smith

Jada Pinkett Smith ka pohuar se Chris Rock dikur e kishte ftuar për një takim, ndërsa ajo ishte ende e martuar me bashkëshortin Will Smith.

Aktorja e “Scream 2” ka folur për martesën e saj me aktorin e “Fresh Prince of Bel-Air”, 55 vjeç, duke konfirmuar se ata u ndanë fshehurazi shtatë vjet më parë në 2016.

Pavarësisht ndarjes private, 52-vjeçarja ishte në krah të partnerit të saj në “Oscars” vitin e kaluar dhe e shikonte e shokuar, teksa ai godiste komedianin në skenë – për një shaka që ai bëri për flokët e saj.

Foto: Getty Images

Sipas People Magazine, Jada foli për historinë e saj me Chris, 58 vjeç, në librin “Worthy”, duke hedhur bombën se ai dikur donte të kishte një takim me të.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jada Pinkett-Smith

“Mendoj se çdo verë do të dilnin lajme se unë dhe Will po divorcoheshim”, tha ajo.

Foto: Getty Images

Dhe në njërën prej tyre, Chris mendoi se ne po divorcoheshim dhe kërkoi që të dilja me të.

“Unë thashë: Çfarë do të thuash”, u shpreh ajo.

Foto: Getty Images

Ai tha: “Epo, a nuk po divorcohesh ti dhe Will?. Unë thashë: Jo. Chris, këto janë vetëm thashetheme. Ai ishte i tmerruar. Dhe ai kërkoi shumë falje dhe kjo ishte kaq”, vazhdoi aktorja.

Jada dhe Will u takuan për herë të parë në vitin 1994 dhe nisën lidhjen një vit më vonë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version