Jada Pinkett Smith kishte rrëfyer se ajo ‘me të vërtetë nuk dëshironte të martohej’ me Will Smith.
Në fakt, aktorja e filmit “Matrix” – e përfshirë në dramën mes Will dhe Chris Rock – pranoi se ‘ka qarë’ përpara se të kurorëzonte dashurinë me martesë me yllin e “Fresh Prince of Bel-Air” në natën e Vitit të Ri në vitin 1997.
“Unë isha nën një presion të madh, e dini, duke qenë një aktore e re, duke qenë e re, dhe isha thjesht shtatzënë nuk dija çfarë të bëja”, tha Pinkett Smith, 50-vjeçe, në një fragment nga seria e saj “Red Table Talk” në Facebook. “Unë kurrë nuk kam dashur të martohem”.
Në klipin e vitit 2018, Pinkett Smith kujton nënën e saj, Adrienne Banfield-Norris, e njohur gjithashtu si “Gammy”, 68 vjeçe, duke e detyruar atë dhe Smith që të martoheshin pasi ajo mbeti shtatzënë me djalin e tyre të parë së bashku, Jaden, tani 23 vjeç.
“Unë me të vërtetë nuk doja të martohesha”, vazhdoi ajo teksa ishte ulur rreth tryezës me nënën e saj, si dhe Smith, 53 vjeç dhe vajzën e tyre Willow, 21 vjeçe.
“Ne u martuam vetëm sepse Gammy po qante”.
Jada dhe Will u martuan në Kështjellën Cloisters të stilit gotik në një periferi të qytetit të saj të lindjes, Baltimore, Maryland.
“Dasma ishte e tmerrshme”, pranoi Adrienne Banfield-Norris, nëna e Jada Pinkett. “Ishte një rrëmujë. Jasha ishte e sëmurë, ishte shumë e pakëndshme”.
Duke qeshur, Pinkett shtoi: “Dhe isha aq e mërzitur sa më duhet të bëja një martesë”.
Anasjelltas, Smith – i cili, në mars, fitoi ‘Oscar’-in e tij të parë për një portret mjeshtëror të babait të Venusit dhe Serena Williams, Richard Williams, 80 vjeç, në filmin artistik “King Richard” – ishte paksa i turbullt në ditën e tyre të dasmës, por i lumtur.
“Nuk ka pasur asnjë ditë në jetën time që të dëshiroja diçka tjetër përveçse të martohesha dhe të kisha një familje”, tha ai gjatë episodit. “Që nga mosha pesë vjeçare, po imagjinoja se si do të ishte familja ime”.
Smith ndërkohë ka qenë në fokus këtë kohë për shkak të skandalit në “Oscars 2022”, ku goditi me shuplakë Chris Rock, pas talljeve që bëri me kokën e rruar të gruas së tij.
Në vendimin e fundit të Akademisë së Filmit, Will u përjashtua nga “Oscars” për 10 vjet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qOTe0_Z0vlc&t=123s&ab_channel=CelebCrush