Telegrafi

Jada Pinkett Smith flet për periudhën kur donte të kryente vetëvrasje dhe substancën që ia shpëtoi jetën

Foto: YouTube

Jada Pinkett Smith ka bërë zbulime tronditëse në një intervistë me NBC.

Aktorja u intervistua në NBC TODAY, duke prodhuar disa tituj mbresëlënës në lidhje me jetën e saj personale dhe marrëdhënien me Will Smith.

Pinkett diskutoi në detaje luftën e saj me shëndetin mendor. Ajo u trajtua për depresion dhe ide për vetëvrasje në vitet e saj të reja, pasi ishte rritur nga prindër që abuzonin me substanca.

Foto: Screenshot/YouTube

Aq të rënda ishin betejat e saj sa për pak sa nuk kreu vetëvrasje kur ishte 40 vjeçe, 13 vjet më parë.

“Kur u bëra 40 vjeçe, kisha shumë dhimbje. Nuk mund të gjeja një rrugëdalje përveç vdekjes. Kështu, bëra një plan”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jada Pinkett-Smith

Madje ajo shpjegoi për NBC se filloi të dëgjonte zëra që i thoshin t’i jepte fund jetës.

Foto: Screenshot/YouTube

“Vrite veten. Nuk vlen asgjë”, theksoi mes tjerash aktorja.

Aq keq u bë sa ajo filloi të komplotonte vdekjen e saj: “Fillova të kërkoja vende, shkëmbinj ku mund të bëja një aksident, sepse nuk doja që fëmijët e mi të mendonin se nëna e tyre kishte kryer vetëvrasje”.

Jada shpjegoi se kishte një substancë në veçanti që i shpëtoi jetën.

“Ayahuasca më ndihmoi, më dha një marrëdhënie të re me veten time që nuk e kisha pasur kurrë më parë. Mendimet për vetëvrasje u larguan plotësisht”.

Will luajti gjithashtu rolin e tij për të ndihmuar Jadan të hidhte drogën që po merrte për problemet e saj mendore.

Foto: Getty Images

“Sapo takova Will-in, e braktisa plotësisht shëndetin tim mendor. Isha shumë e dehur nga ai dhe dinamika jonë. U ndjeva vërtet sikur isha shëruar. Ai u bë droga ime”, përfundon ylli i famshëm. /Telegrafi/

Foto: Getty Images