Nicolas Jackson mund të quhet lojtar i Chelseat, sipas asaj që raporton eksperit i transferimeve, Fabrizio Romano.
Gazetari italian bën të ditur se marrëveshja mes klubit londinez dhe Villarealit është arritur për sulmuesin e talentuar.
“Nicolas Jackson do të përfundojë testet mjekësore në Londër gjatë fundjavës, më pas do të nënshkruajë kontratë shumë të gjatë si lojtar i Chelsea – më shumë se 5 ose 6 vjet”, bëhet e ditur nga Romano.
“Dokumentet që po analizohen mes dy klubeve. Chelsea do të paguajë 1/2 milionë euro më shumë se klauzolë 35 milionë euro, por këstet lejohen”.
Kjo do të thotë se Blutë do të paguajnë më shumë se 35 milionë euro, shkaku që ata do të paguajnë kartonin e lojtarit me rata. /Telegrafi/
Nicolas Jackson will complete medical tests in London over the weekend, then will sign very long contract as Chelsea player — more than 5 or 6 years 🔵🇸🇳 #CFC
Documents being checked between the two clubs.
Chelsea will pay €1/2m more than €35m clause but installments allowed. pic.twitter.com/pNztIU4wqX
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 23, 2023