Site icon Telegrafi

Jack Wilshere nuk kishte dashur të transferohej te Arsenali si fëmijë

Jack Wilshere si lojtar i Arsenalit (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Jack Wilshere ka njoftuar se kishte hezituar t’i bashkohej Arsenalit kur iu bë oferta nga klubi gjatë kohës kur ishte akoma fëmijë.

Mesfushori anglez u bë pjesë e Akademisë së Topçinjve që në moshën nëntëvjeçare dhe ishte lojtari më i ri që debutoi për ekipin e parë, në moshën 16 vjeçare.

Ai ishte pjesë e Lutonit si fëmijë kur iu kërkua transferimi, ndërsa më pas regjistroi afro 200 paraqitje për Arsenalin para se të kalonte te West Ham Unitedi në vitin 2018.

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Po luaja për Lutonin dhe luanim kundër Barnetit dhe ishte një zbulues talentësh për Arsenalin. Pas ndeshjes, iu afrua babit tim dhe i tha që të shkoja me të. Madje as nuk tha se ishte provë. Thjesht donte që unë të nënshkruaja për Arsenalin”.

“Ishte e çuditshme, sepse duhej të kishte ndonjë afat kalimtar kur bëheshin gjërat e tilla, të jem i sinqertë me ju, nuk desha të shkoja”.

“Babai nuk më bëri presion asokohe. Nuk dija çfarë të bëja. E mbaj mend shumë mirë, isha nëntëvjeçar dhe ishin në park me një shok timin. Babai më tha: ‘Kjo është disa e fundit, duhet të marrësh një vendim’. I thash shokut time: ‘Futja, po shkoj te Arsenali’, pjesa tjetër është histori”, ka deklaruar Wilshere për Lockdown Tactics. /Telegrafi/

Exit mobile version