Johnny Depp ka ofruar për të ftuarit e Disneyland në Kaliforni një surprizë të veçantë.
Ylli i Hollivudit ishte transformuar në kapitetin Jack Sparrow duke hyrë mes grupit të njerëzve, frymëzuar dhe nga filmi “Pirati i Karaibeve”.
Të pranishmit morën diçka të veçantë, teksa vetë Depp u përfshi në këtë magji.
Ai doli në skenat e para të performancës, ndërsa karakteret e tjera u shfaqën në mbyllje të saj.
Një i pranishëm tha për E! News: “Të gjithë u surprizuam, u habitëm dhe u kënaqëm që e pamë. Ai aktroi fiks si karakteri i tij në filma”.