Barcelona dhe Real Madrid i janë bashkuar Manchester Unitedit në garë për mesfushorin e Aston Villës, Jack Grealish.
Të dy gjigantët spanjoll janë duke e përcjellë nga afër 24 vjeçarin dhe e kanë kthyer si objektiv kryesor për verë.
Po ashtu tash e një kohë United, e kishte kthyer në opsionin e tyre numër një për ta transferuar në “Old Trafford”.
Grealish ka statistika të mira këtë sezon në Ligën Premier dhe kjo ka bërë që klubet spanjolle ta kthejnë kokën kah ai.
Mesfushori në verë mund të zgjedh se ku do ta vazhdojë karrierën.
Aston Villa pritet që të kërkojë së pak 50 milionë euro për lojtarin. /Telegrafi/