Vetëm dy ditë pasi që KQZ-ja e ktheu pas Aleksandër Jabllanoviqin, duke mos ia regjistruar partinë, ai i është bindur dy kërkesave të këtij institucioni.
Gazeta Monitor merr vesh nga burime të afërta me KQZ-në se Jabllanoviq ka ndryshuar emrin e partisë së tij dhe logon.
Në propozimin e ri, Jabllanoviq ka emërtuar partinë e tij Partia e Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih Srba – PKS). Ndërkaq për logo të partisë ka propozuar një ndryshe nga e para.