Telegrafi

Jablanoviq: Lista Serbe dëshiron ta largojë vëmendjen nga arrestimi të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit

Partia e Serbëve të Kosovës, në krye të së cilës është Aleksandar Jablanoviqi, e kundërshton fuqishëm veprimin e deputetëve të Listës Serbe që po qëndrojnë në objektin e Kuvendit të Kosovës me qëllim që të takohen me Komisionerin e BE-së Johannes Hahn, duke e cilësuar këtë si veprim të ulët me qëllim të përfitimit të poenëve politikë në kurriz të popullit.

Në kumtesën e lëshuar nga partia e Jabllanoviqit thuhet se “dënojnë fushatën reklamuese të Listës Serbe dhe mentorëve të saj në Prishtinë dhe Beograd, përcjell Telegrafi.

“… ky veprim i Listës Serbe ka për qëllim të zhvendos vëmendjen e opinionit nga arrestimi i të arrestuarve të dyshuar në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në një temë tjetër, siç është taksa prej 100 për qind dhe të fshehë paaftësinë e Listës Serbe që të arrijë diçka serioze për serbët e Kosovës”, thuhet ne reagimin e partisë së Aleksandar Jablanoviqit.

Më tej në reagim thuhet se Lista Serbe ka fjetur qe katër vite në Parlamentin e Kosovës dhe nuk do të ketë asnjë përmirësim për serbët nëse do të flejnë edhe një natë në Parlament. /Telegrafi/