Nëse deputetët e rinjë i presin afatet e parashikuara në Kushtetutën e vendit, atëherë përbërja e re kuvendore do të mblidhet më së voni më 31 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas agjencisë së lajmeve Meta, pas mbledhjes së kuvendit, qeveria e re duhet të formohet më së voni në shkurt të vitit 2017. Ndërsa, afatet janë si vijon:
31 dhjetor – mbahet seanca e parë konstituive e kuvendit që duhet të thirret nga kryetari i përbërjes së më parshëm kuvendore, pra Trajno Veljanoski. Kjo mbledhje mund të mbahet edhe më 1 janar të vitit 2017.
9-10 janar – kryetari Gjorge Ivanov mandaton kandidatin e partisë ose partive që kanë fituar shumicën.
29-30 janar – mandatari propozon përbërjen e re të qeverisë dhe ofron programin.
14 shkurt – mbahet mbledhja kuvendore për zgjedhjen e qeverisë së re.
16 shkurt – deputetët votojnë për zgjedhjen e qeverisë së re, me shumicë votash./Telegrafi/