Telegrafi

“Ja unë, ja ti”, baladë e re e Medës dhe Vjollca Haxhiut

Verë e nxehtë sa i përket videove të këngëve që po vijnë nga këngëtaret e estradës shqiptare.

Brenda një jave ka ardhur edhe një këngë e re mes dy këngëtarëve Mehedin Pergjegjaj dhe Vjolla Haxhiut.

“Ja unë, ja ti”, titullohet kënga më e re e dyshes që e kanë shoqëruar me një video të veçantë të realizuar nga BUG.

Dyshja në fjalë vijnë mjaft me stil dhe interpretim edhe në klipin e këngës, i cili i përshtatet fabulës së saj

Për muzikën dhe orkestrimin janë përkujdesur Wirusi dhe Granit Gashi gjersa tekstin e ka shkruar Ghulo.

Theksojmë se javën e kaluar këngëtari dhe këngëtarja sollën baladës ‘Falëm’, e cila po pritet mirë prej fansave.

Ndryshe, këngëtarët do të sjellin edhe këngë të tjera gjatë vazhdimit të vitit. /Telegrafi/