Site icon Telegrafi

BE-ja thotë se Mali i Zi ka nevojë për një qeveri të vërtetë pro-evropiane

Malit të Zi ka nevojë për një qeveri të vërtetë pro-evropiane, e cila do t’i japë përparësi reformave strategjike të Bashkimit Evropian në raport me interesat e ngushta politike.

Kështu së paku ka deklaruar kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik.

Lexo po ashtu Tri opsionet për Malin e Zi pas rënies së qeverisë së Abazoviqit

Kuvendi i Malit të Zi ka rrëzuar qeverinë e Dritan Abazoviqit me votat e 50 deputetëve ndërsa një ka votuar kundër gjersa deputeti shqiptar, Genc Nimanbegu ka abstenuar me rastin e votimit.

Bilçik pohoi se Mali i Zi mund të bëhet anëtarë i Bashkimit Evropian kur të zgjidh me sukses disa detyra të vështira politike të brendshme.

Lexo po ashtu Abazoviq reagon pas rënies së qeverisë së Malit të Zi

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë”, shkroi ai në llogarinë zyrtare në Twitter.

Ndryshe, tashmë partitë politike po analizojnë tri opsionet e mundshme që kanë para vetes. /Telegrafi/

Exit mobile version