Site icon Telegrafi

UP-ja do të bëjë padi të re për kthimin e pronës që i është dhënë Kishës Ortodokse

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Marjan Demaj tha se asnjëherë dhe me asnjë kusht nuk do të heqin dorë nga kthimi i pronave të saj qoftë ato të uzurpuara apo ato të marra nga ish sistemi i Millosheviqit.

Demaj tha se pas kësaj do të mbahet Këshilli Drejtues dhe në atë mbledhje do të përpilohet plani se si të veprohet.

Ai tha se ka shumë prona që i janë marrë Universitetit, e jo vetëm këto 4 hektarë.

Rektori Demaj shtoi se Kuvendi Komunal ia ka dhënë kishës atë tokë dhe është dashur që Kuvendi të marr vendim për marrjen e saj.

Sekretari i UP-së Esat Kelmendi tha se kanë përpiluar padinë e re në Gjykatën Themelore pët ta kthyer tokën e uzurpuar.

Kelmendi tha se mosshkuarja e tyre në seancën gjyqësore ka ndodhur pasi Gjykata kishte dërguar ftesën në kohën e protestave dhe se ajo ka mbetur pa u parë nga menaxhmenti.

Exit mobile version