Federata e Futbollit të Norvegjisë e ka mbështetur pranimin e Kosovës në UEFA.
Kështu ka deklaruar udhëheqësi i kësaj federate, Terje Svendsen.
“Megjithatë, tani jemi të shqetësuar për lojtarët e shumtë që kanë prejardhje nga Kosova”, deklaroi Svendsen pas votimit.
Shqetësimi i Svendsen vjen pas rastit më të fundit, ku Bersant Celina, që cilësohet si një nga lojtarët më të talentuar norvegjez e që luan për Manchester Cityn, ka zgjedhur Kosovën para Norvegjisë.
Përveç Celinës, Norvegjia ka edhe disa talentë kosovar, duke përfshirë vëllezërit Valon e Veton Berisha.