Telegrafi

Ja si u pritën lojtarët e Realit në Madrid, por për kë ishin brohoritjet më të mëdha? (Video)

Pas fitores së madhe në El Clasico ndaj Barcelonës në Camp Nou, lojtarët e Real Madridit u kthyen në Madrid.

Shumë tifozë ishin duke i pritur ata para portës kryesore të qendrës stërvitore në Valdebebas.

Me të mbërritur autobusi i ekipit filluan duartrokitjet dhe brohoritjet, por tifozët ishin aty deri sa të gjithë lojtarët u larguan me veturat e tyre.

Brohoritet më të mëdha ishin kur doli ylli portugez, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/