Në një video të publikuar nga mediat britanike shihet një aksion i simuluar terrorist.
Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një simulim në një qendër tregtare në Manchester.
“Bombarduesi vetëvrasës” ka në objektiv Qendrën Trafford në Manchester, si pjesë e një sulmi të simuluar dhe stërvitje anti-terroriste”, shkruan në përshkrimin e videos.
Gjithashtu për të vazhduar sqarimin shkruan: “Policia tha se nuk kishte kërcënim për Qendrën Trafford dhe se ushtrimi ishte pjesë e një programi mbarëkombëtar”. /Telegrafi/