Nëse fillon të sillet kështu, me siguri është e palumtur në martesë
Kur partneri e injoron, atëherë femra gradualisht fillon të ndihet e palumtur në martesë.
Nëse ju kujtohet kurorëzimi juaj, do të kujtoheni që të gjitha premtimet i keni dhënë nga zemra.
Po ju paraqesim disa nga shenjat të cilat i shfaqin femrat kur janë të palumtura në martesë:
Ajo pushon të komunikojë me bashkëshortin
Është i njohur fakti që femrat dëshirojnë të flasin. Nëse femra nuk komunikon, atëherë ekziston diçka në mendjen e saj që e mundon.
Shumë shpejt hidhërohet
Kur femrat janë të paplotësuara dhe të palumtura, janë në gjendje të reagojnë ndaj çdo cikërrime. Nëse femra hidhërohet shumë shpejt në ju, atëherë kjo është edhe një shenjë më shumë i femrës së palumtur në martesë.
Gjithmonë është e lodhur
Një studim ka zbuluar që femrat në martesë të palumtur kanë nivel më të lartë kortizoli, gjë që çon në një sërë simptomash: lodhja kronike është njëra ndër to, transmeton Telegrafi.
Ajo i thotë “jo” seksit
Femrat të cilat janë të palumtura në martesë, nuk dëshirojnë që partneri t’i prekë apo të puthen me bashkëshortin e vet.
Mban sekrete
Kur femra sillet në mënyrë misterioze dhe nuk dëshiron të tregojë gjithë atë që i ndodh në jetë, me siguri gjërat nuk i ka nën kontroll.
Humb besimin
Ajo përgjon telefonin, spiunon e-mailat. Kur vërejnë këto gjëra, është e domosdoshme të bisedohet, në mënyrë që të provohet të shpëtojë martesën e vet.
Nuk tregon kujdes
Kur femra humb interesimin për bashkëshortin, atëherë është e qartë që është e palumtur në martesë.
Bën hapa të rinj në jetën e vet
Kur femra i përkushtohet pasionit të vet dhe vetë del nga shtëpia, do të thotë që është e palumtur në martesë.
Fillon të mendojë për vetveten
Ajo kohën ia kushton ekskluzivisht vetes, i mban nën kontroll financat dhe emocionet e veta.
Ajo ndryshon pamjen e vet
Ndryshimet e dukshme në pamje janë një ndër hapat e mëdhenj që ajo i përkushtohet vetes dhe që është e gatshme të nisë jetën pa partnerin e vet. /Telegrafi/