Telegrafi

Ja si mund të votoni për Era Istrefin që ta ndihmoni të fitojë çmimin në EBBA

Këngëtarja Era Istrefi së fundmi është shpallur si një nga 10 fitueset e “EBBA”, teksa është nominuar edhe në një çmim tjetër në këtë garë.

Si një nga 10 pretendentet kryesore, Era mund të fitojë Çmimin e Publikut, nëse arrin të sigurojë vota e duhura nga votuesit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e Eurosonic Noorderslagfestival.

Lexo po ashtu Era Istrefi promovohet në faqen zyrtare në "Twitter" të Katy Perryt

Që artistja e njohur kosovare të mund të jetë fituesja e Çmimit të Publikut në këtë garë, atëherë mund të votoni këtu:

https://www.europeanborderbreakersawards.eu/en/vote/

Votat në këtë anketë bëhen duke  selektuar tre nga artistët tuaj të preferuar. Atë që mendoni të jetë fitues i çmimit e votoni me numrin 1, ndërsa dy të tjerët, me numrat 2 dhe 3.

E nominuar për tu votuar në këtë kompeticion, është edhe këngëtarja Dua Lipa. /Telegrafi/