Site icon Telegrafi

Ja si i gëzohet Mustafa fitores së Majlinda Kelmendit (Foto)

Kryeministri Isa Mustafa i është gëzuar fitores së Majlinda Kelmendit në Kampionin Evropian të xhudos në Rusi.

Kryeministri në një postim në Facebook shihet duke përcjellur luftën e Majlinda Kelmendit në finalen e Kampionatit Evropian në xhudo, që po mbahet në Rusi, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Majlinda Kelmendi ngriti lartë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në Rusi, duke i dhënë vendit tonë një sukses të jashtëzakonshëm.

Në më pak se 24 orë, tri suksese kulmore.

Sot Majlinda u shpall Kampion i Evropës duke fituar medalje të artë, në Kazan të Rusisë dhe Nora Gjakova fitoi medalje të bronztë, kurse mbrëmë Sigal Prishtina u bë Kampion i Ballkanit në Basketboll.

Me këtë ritëm të sukseseve në sport dhe lëmenjtë tjerë të jetës, ky vit mund të hyjë në histori për rezultate kulmore.

Të punojmë së bashku që ta bëjmë realitet një gjë të tillë. Urime Kosovë!” (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version