Portali proqeveritarë ”Kurir”, i cili gjendet në listën e mediumeve që kanë përfituar shuma të majme nga reklamat qeveritare, e trajton ”njollosjen” e zyrave të ”Tv Sitel” si huliganizëm, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ky portal, konsideron se protestuesit janë mbështetur nga partia opozitare LSDM, për të cilën, portali thotë se e ka legalizuar ”Revolucionin Laraman” dhe se pikërisht lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, qëndron pas këtij Revolucioni, duke theksuar se Zaevi nxit demonstrata vandalizuese.
”Kurir” konsideron se LSDM-ja po udhëheq luftë të rrejshme për liri të mediave./Telegrafi/