Telegrafi

Ja si duhet të dalin ndeshjet e sotme të Grupit B që të kualifikohemi

Shqipëria e ka mbyllur aventurën në Evropian me një fitore ndaj Rumanisë që e mban në lojë për kualifikimin.

Kuqezinjtë do të jenë përpara ekranit duke nisur nga dita e sotme. Anglia me 4 pikë luan me Sllovakinë me 3 pikë dhe për Shqipërinë do të duhej një rezultat 4-0 për anglezët.

Ndërsa në ndeshjen tjetër mes Uellsit me 3 pikë dhe Rusisë me 1 pikë do të duhej një fitore ose barazim i Uellsit ose një fitore e Rusisë me rezultatin 4-0.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin ndeshjet, të cilat do të duhet të fillojnë në ora 21:00. /Telegrafi/