Kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari është mysafir në emisionin ‘E diela me ne’ në Tv Koha me gazetaren Ermira Selmani. Ai në këtë intervistë është përgjigjur edhe në pyetjen se kush është politikani më i keq në Maqedoni, njofton Telegrafi.
Pyetja e gazetares ishte ”Kush është politikani më i keq në Maqedoni?”. Dehari në këtë pyetje u përgjigj ”Mendoj se Nikolla Gruevski është një nga politikanët më të dështuar në Maqedoni” përfundon Dehari.
Kujtojmë se Nikolla Gruevski dhe Fatmir Dehari kishin deklarata të zjarrta kundrejt njëri tjetrit në fushatën për zgjedhjet lokale në vitin 2013. /Telegrafi/