Enti Hidro-Meteorologjik ka dalë me të dhënat zyrtare rreth sasisë së të rreshurave që e kanë përfshirë Maqedoninë, ku janë shkaktuar dëme të mëdhaja materiale dhe humbje në njerëz, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sasi më e madhe shiu është regjistruar në Shkup, pra 93 litër për metër katror. Pastaj, në Mavrovë janë regjistruar 39 litër shi për metër katror, Pozharan 28 litërpër metërkatror, Krushevë 20, Ohër 18, Gjurishte 11, Llazaropole 11 litër për metër katror.
Vendet tjera si Topollçani, Berova, Kumanova, Shtipi dhe Petrova kanë regjistruar të rreshura shiu me një sasi më pak se 5 litër për metër katror./Telegrafi/