Komisioni Shtetëeror Zgjedhor (KSHZ) deri më tani ka akredituar 300 vëzhgues vendorë dhe 81 të huaj për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Më 6 dhjetor duhet të përfundojë afati për paraqitje për vëzhgim të zgjedhjeve sipas Librit të afateve të KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informatës nga web faqja e KSHZ-së, tani për tani më së shumti vëzhgues vendorë-144 ka akredituar Shoqata e Qendrës Nacionale Rome, Civil-Qendra pëer liri-46, Qendra për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional-45 dhe Most-15 vëzhgues.
Misioni për vëzhgim të zgjedhjeve OSBE/ODIHR ka 34 vëzhgues dhe 30 përkthyes, Këshilli për diplomacio publike të Katalonisë ka 15 vëzhgues dhe 6 përkthyes, Komisioni për Ankesa dhe kundërshtime zgjedhore i Republikës së Kosovës 10, KSHZ i Koresë 7 vëzhgues. Ambasada e Sllovakisë 5, Bashkëpunimi ndërkombëtar Jug Jug 3, Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore IFES-Zyra në RM, Ambasada e Zvicrës dhe Komisioni Qendror Zgjedhor i BeH-së nga 2 vëzhgues dhe Ambasada e Sllovenisë 1 vëzhgues. /Telegrafi/