Për parregullësi zgjedhore janë paraparë dënime me burg, të cilat mund të jenë prej 3 deri 5 vjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas nenit 158 të Kodit Zgjedhor, ai i cili përdorë forcë për të pamundësuar ose ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve, parashihet dënim me së paku tre vjet burg.
Ndërsa sipas nenit 160, nëse anëtarë i ograneve zgjedhore përdorë forcë për ndalimin e procesit zgjedhor, do të dënohet me pesë vjet burg.
Personi i cili e fotografon votën e tij do të dënohet nga 100 deri më 300 euro. Bartja e simboleve në vendvotim është paraparë deri më 500 euro.
Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit zgjedhor mund të merr kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një 1.000 deri në 3.000 euro.
Dënimi prej 750 deri në 2.250 euro do të shqiptohet për personin fizik i cili voton për më tepër persona në emër të dikujt tjetër.
Gjithashtu, përveç individëve, dënime të mëdha me para Kodi Zgjedhor parasheh edhe për partitë politike dhe për mediat të cilat nuk i përmbahen Kodit Zgjedhor. /Telegrafi/