Ja sa shtetas të Maqedonisë i janë bashkangjitur ”Shtetit Islamik”
Lirim Shabani
Rrjeti i gazetarisë hulumtuese ballkanike – BIRN, ka organizuar në Sarajevë një konferencë mbi të ashtuquajturit ”xhihadistët ballkanik”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave më të reja, të ashtuquaturës ”Shteti Islamik” i janë bashkangjitur 877 presona nga Ballkani, respektivisht nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i zi dhe Serbia.
Gjithnjë sipas kësaj konference, në frontet e luftës në Siri dhe Irak ka 330 shtetas të Kosovës, 207 janë të Maqedonisë, 200 janë nga Bosnja e Hercegovina, 107 nga Shqipëria, 50 nga Serbia dhe 13 nga Mali i zi, ndërkaq janë kthyer 130 në Kosovë, 70 në Maqedoni, 50 në Bosnjë e Hercegovinë, 42 në Shqipëri dhe 7 në Serbi./Telegrafi/