Nga sonte do të ndryshojë çmimi i benzinës dhe i dizelit. Kjo bëhet e ditur nga Komisioni rregullator për energji (KRRE), transmeton Telegrafi Maqedoni.
Benzina do të rritet për 2.5 denarë për litër, kurse dizeli rritet për 1.5 denarë për litër, kurse me këtë vendim rritet çmimi rafinerik dhe i shitjes me pakicë të derivateve të naftës për 7.85%, respektivisht 4.43%.
Çmimi i ri për Eurosuper BS-95 do të jetë 60.5 denarë, kurse Eurosuper BS-98 do të jetë 62.5 denarë, Eurodiesel (D-EV) do të shitet për 45 denarë për litër, ndërkaq vaji extra i lehtë për shtëpi (EL-1) do të shitet për 33.5 denarë për litër./Telegrafi/