Site icon Telegrafi

Ja sa qytetarë kanë votuar nga diaspora për zgjedhjet në Maqedoni

Sot nëpër disa qytete të Evropës, Australisë dhe SHBA-ve është votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në Evropë, Australi dhe SHBA është votuar për tre deputetët që do ta përfaqësojnë diasporën në Kuvendin e Maqedonisë në mandatin 2016-2020.

Në Bruksel kanë votuar 117 nga 284 të paraqiturit. 52 nga personat që janë paraqitur në vendvotim janë kthyer pasi nuk kanë qenë në listat për të votuar.

Lexo po ashtu Lexo të gjitha lajmet për zgjedhjet e diasporës, të burgosurve dhe të sëmurëve

Në Berlin kanë votuar 261 qytetarë të Maqedonisë, nga 585 votues të paraqitur për të votuar.

Në Australi, sipas gazetarëve të AIM, për të votuar kanë dalë 854 votues nga 1.860 të paraqitur.

20.573 qytetarë të Maqedonisë janë paraqitur për të votuar nga diaspora për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Në vazhdim, Telegrafi Maqedoni do të ju njoftoj edhe për qytete tjera./Telegrafi/

Exit mobile version