Telegrafi

Ja sa para fituan klubet futbollistike në Maqedoni në pjesëmarrjet kualifikuese në ligat evropiane

Një milionë e 800 mijë euro kanë marrë katër klube të Maqedonisë në pjesëmarrjen kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Kupën UEFA për sezonin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni

UEFA ka publikuar llogarinë kush sa ka fituar në dy garat e tyre për periudhën e Qershorit 2015 deri në Qershorin e 2016.

Shumica e kësaj shume, pothuajse gjysma shkon për klubin e Rabotniçkit që në kualifikim për Europa League arrit deri në Play off. Klubi gjithsej në llogarinë e saj tuboi 860 mijë euro.

E dyta në listë është Vardari e cila u shfaq në kualifikim për Ligën e Kampionëve. Kampioni ka marrë 550 mijë euro.

Dy ekipet tjera si Shkëndija dhe Renova kanë marrë 200 mijë euro. /Telegrafi/