Kirurgët në Kardiokirurgjinë Shtetërore vitin e kaluar kanë kryer 388 operacione, ndër të cilat 150 kirurgji vaskulare, deklaroi ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili së bashku me drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Stefanovski dhe Orhan Ramadani e vizituan Klinikën Universitare për Kardiokirurgji Shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Todorov deklaroi se pacientët për kirurgji vaskulare në të kaluarën janë dërguar në spitale private, ku janë bërë operacionet, ndërsa tani kirurgji vaskulare ka edhe në Kardiokirurgjinë Shtetërore.
Ai gjitashtu tha se në Kardiokirurgjinë Shtetërore punojnë profesorët më eminent në fushën e kirurgjisë vaskulare, të cilët sipas tij kanë dëshmuar rezultate të mira./Telegrafi/