Telegrafi

Ja sa megavat rrymë është harxhuar gjatë qershorit në Maqedoni

Në muajin qershor, qytetarët e Maqedonisë kanë shfrytëzuar 537.426 megavat orë energji elektrike, 3754 milion metër kub gaz natyror, 281.551 ton qymyr dhe 114.698 ton prodhime të naftës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) tregojnë se bruto prodhimi i brendshëm i energjisë elektrike ka qenë 68.1% e harxhimit të energjisë elektrike, kurse 91.1% e qymyrit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike./Telegrafi/