Etrit Berisha bëri një gjest të keq duke goditur me kokë futbollistin izraelit, Zahavi.
Por, gjesti i pamenduar mirë nga Berisha pritet t’i kushtojë atij me disa ndeshje dënim.
Portieri prishtinas mori direkt kartonin e kuq, ndërsa UEFA gjatë ditëve në vijim do të vendosë se sa ndeshje do të mungojë Berisha.
Sipas gjitha gjasave, anëtari i skuadrës italiane Atalanta do t’i mungoi tri ose katër ndeshje Kombëtares së Shqipërisë.
Kështu, për portën e Kombëtares shqiptare do të luftojnë për pozitën e titullarit, Orges Shehi, Thomas Strakosha dhe Alban Hoxha, i cili duket favorit për të qenë numri një në portë. /Telegrafi/