Një prej “menyve” të bastoreve sportive është sasia e golave që do të shënojnë kombëtaret përkatëse në evropianin e futbollit France 2016.
Shqipëria është pjesë e grupit A, së bashku me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Sa u përket mundësive për të fituar grupin, ashtu si dhe ka qenë në ndarjen e vazove, përfaqësuesja kuqezi ka koeficientin më të lartë në letër, sipas kompanisë prestigjioze “Paddypower”.
Kuqezinjtë janë të fundit për nga mundësitë e triumfit të Europianit, sipas kompanive të basteve. “William Hill” i 300 fishin paratë, nëse në fund të garës, djemtë e Gianni De Biasit ngrenë trofeun.
Ajo që bie në sy, është se favoriten kryesore vlerësojnë Francën (3), e ndjekur nga Gjermania (3.5), Spanja (5.5) dhe Anglia (8).
Pikët – Një version special është edhe koeficienti mbi pikët që mund të marrë Shqipëria në grup.
Saktësisht, ato janë kuotuar në këtë mënyrë. 0 pikë (4.5), 1 pikë (3.4), 2 pikë (8), 3 pikë (4.5), 4 pikë (6.5).
Kualifikimet – Ndërkohë, në “William Hill” mund të gjesh edhe koeficientin për kualifikimet e mundshme të raundeve nga përfaqësuesja jonë.
Që De Biazin e çon Kombëtaren në 1/16at kuotohet (4.5), në çerekfinale (11), gjysmëfinale (29) dhe finalja (67).