Gjithsej 6.040 tonë duhan apo mbi 30% e pritjeve për rekoltën vjetore janë blerë më 3 dhjetor, ose për tri javë jo të plota nga fillimi i blerjes, 15 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Subvencionet për duhanin janë 60 denarë për 1kg, që do të thotë se për momentin prodhuesit mesatarisht fitojnë nga 250 denarë për 1 kg duhan’, thekson MBPEU.
Sipas vlerësimecve fillestare, në rekoltën 2016 pritet të blihen rreth 20.000 tonë duhan. Marrëveshje për blerje kanë nënshkruar 10 ndërmarrje, ndërsa afati përfundimtar është 15 dhjetor. /Telegrafi/