Sa herë qe Salma Hayek shkel në tapetin e kuq, nuk ka sesi vëmëndja mos të jetë tek ajo, ndërsa format e kolme e bëjnë të diferencohet nga mjaft kolege të saj.
Ndërsa tashmë linjat e saj janë perfekte, imazhi i saj nuk ka qënë mjaft i lakmuar vite më parë, madje ka qënë krejt e kundërta. Para se të bëhej e famshme dhe të merrte një nominim Oscar për rolin e saj ikonik të piktores Frida Kahlo, Salma Hayek ishte thjesht një vajzë e panjohur, që luftonte për rolin e saj të parë në “Televisa”, kompaninë mediatike meksikane më të madhe në Amerikën Latine.
Emisioni i mëngjesit në televizionin “Univision”, ka publikuar imazhet e aktores në moshën 20-vjeçare, kur bënte audicionin e saj të parë.