Për herë të parë faqet e njohura të bastoreve në SHBA e kanë futur në sistem edhe garën e ceremonisë së famshme kinematografike, “Oscar”.
Të gjithë ata që presin suksese nga filmi kosovar “SHOK” tani mund të fitojnë edhe para nga ky film.
Faqet e bastoreve e vlerësojnë filmin “SHOK” si filmin e dytë favorit për të fituar në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurt.
Kuota e “SHOK” në bastore është 2.70, ndërsa favorit për të fituar në këtë kategori është “Ave Maria” që i është vënë kuota 1.57.
“Stutterer” është filmi i tretë i favorizuar për të fituar në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurt.