Në Gjykatën Penale Shkup 1, sot u sollën protestuesit Nikolla Arizanovski dhe Filip Nakevski të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një turmë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata duhet të paguajnë 9,000 euro për dëme të bëra. Ekspertiza për dëmin në zyrën e presidentit Gjorge Ivanov është bërë nga Zyra e Ekspertizës Gjyqësore dhe është 522,080 denarë. Avokatët duhet të marrin parasysh këtë raport dhe për këtë arsye gjykimi i protestuesve u shty për 20 maj.
Kjo shumë është 7.000 euro, më pak se ajo që është kërkuar fillimisht për prishjen e zyrës së Ivanovit në protestën e 13 prill, /Telegrafi/