Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor por Menduh Thaçi parashikon se sa deputetë do të marrin partitë shqiptare në zgjedhje, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Ne do të marrim 11, targeti i jonë është deri në 12, mendoj se BDI-ja do të merr 9 ose 10 deputetë, mendoj se koalicioni i parë i Besë dhe RDK-së do të mbërrij 3 deri në 4 deputet, ndërsa Aleanca për Shqiptarët nuk do të merr asnjë deputet” ka thënë Thaçi mbrëmë në emisionin Debate zgjedhore në TV21./Telegrafi/