Konflikti mes Ja Rule dhe 50 Cent vazhdon të jetë aktiv
Në Instagram ishte Ja Rule ai që sërish kishte sulmuar rivalin e tij të vejtër.
Ja Rule sulmoi reperin e G-Unit duke e quajtur parazit dhe kancer për shoqërinë.
Postimi nga Ja Rule vjen pak pasi Fifty e kishte përqeshur për borxh prej dy milionë dollarësh në formë takash.
Reperët janë në një konflikt tash e 20 vjet dhe sipas Fiftyt, ky rivalitet nuk do të përfundojë derisa njëri prej tyre të jetë i vdekur.
“Kurrë nuk do të përfundojë. Mund të pushojmë, por jo të përfundojë derisa njëri të jetë i vdekur”, deklaroi së fundmi Fifty. /Telegrafi/