Deputetët evropianë votuan sot krijimin e një rezerve të burimeve të përbashkëta për Bashkimin Evropian, që do të përdoret për të ndihmuar një apo më shumë shtete anëtare, nëse preken nga një katastrofë natyrore.
Me 620 vota pro dhe 22 vota kundër, Parlamenti Evropian miratoi në seancë plenare në Strasburg një tekst që propozonte një përmirësim të mekanizmit për mbrojtjen civile të BE-së.
Ky mekanizëm mbështetet për momentin mbi një sistem vullnetar, BE-ja do të koordinojë kontributet vullnetare të shteteve kur një shtet kërkon asistencë nëse goditet nga zjarret, stuhitë dhe përmbytjet.
Vitet e fundit, kushtet ekstreme të motit dhe fenomene të tjera vunë në sprovë kapacitetin e shteteve anëtare për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit, më konkretisht kur disa shtete anëtare u përballën njëkohësisht me të njëjtën katastrofë natyrore.