Këngëtarja e mirënjohur nga Shkupi, Altuna Sejdi-Tuna ka qenë e ftuar në emisionin ”6 ditë pa Ermalin” ku kanë biseduar për tema të ndryshme dhe një ndër to ishte problemi që Tuna ka pasur me tatuazhet, njofton Telegrafi.
Ajo gjithashtu ka folur edhe për tatuazhin që e ka larguar nga trupi. Ermal Mamaqi si drejtues i emisionit, duke u nisur nga shembulli i fansit të Sali Berishës i cili ka bërë tatuazh Sali Berishën, e pyeti këngëtaren Sejdi ”A ke menduar ndonjëherë të bësh tatuazh të Ali Ahmetit?
Tuna në këtë pyetje përgjigjet ”Ka shumë flokë mo lale, a e di çfarë dhimbje ka ajo tatu me gjithë ato flokë që ka Ali Ahmeti. Është shumë dhimbje e madhe, se besoj se ja vlen ajo sakrificë” përfundon Tuna./Telegrafi/