Site icon Telegrafi

Ja pse kurrë nuk duhet ta përdorni telefonin derisa vozitni: Kamioni godet për vdekje nënën me tre fëmijë (Foto/Video, +18)

Shoferi i një kamioni cisternë që po ngiste me shpejtësi 80 kilometra në orë afër qytetit anglez Newbury, ka ‘fluturuar’ mbi kolonën e gjatë të veturave, duke lënë të vdekur në vend nënën me tre fëmijë.

Ky aksident i tmerrshëm trafiku ka ndodhur javën e kaluar, derisa policia ka publikuar pamjet e filmuara nga kamerat e instaluara brenda kabinës së kamionit, ku shfaqet momenti kur përplaset me veturat e vogla, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si shoferi 30-vjeç ishte duke përdorur telefonin derisa po ngiste kamionin me 80 kilometra në orë, gjë që ndikoi në mosreagim.

Sipas hetuesve, shoferi i kamionit në ato momente ishte duke i kërkuar në telefon këngët e tij të preferuara duke mos qenë i kujdesshëm.

Ndërkaq besohet se vdekja e pasagjerëve ka ndodhur në momentin kur ata janë futur nën  rrobat e kamionit. Dhe pas seancës dëgjimore, gjykata dënoi shoferin me dhjetë vite burg. /Telegrafi/

Exit mobile version