Posa të zgjoheni, shtrydheni një limon në gotë dhe mbusheni me ujë të nxehtë.
Kjo do të ketë një mori përfitimesh shëndetësore, duke filluar nga përmirësimi i sistemit të imunitetit e deri te përmirësimi i antioksidantëve, shpjegon Amy Myers, autore e The Autoimmune Solution.
“Limoni është i mbushur me vitaminë C, që e ndihmon sistemin e imunitetit. Është freskues dhe ka shije të mirë”, thotë ajo.
Gjithashtu, limoni ka përbërës që i shkatërrojnë rrezatimet e dëmshme, të cilat i dëmtojnë venat e gjakut dhe shkaktojnë pezmatime të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Sasia e limonit varet nga ajo se sa mund të toleroni, thotë Myers. Ajo rekomandon të filloni me ¼ e deri te ½ e limonit, dhe duke e mbushur atë me ujë të nxehtë.
Uji duhet të jetë i nxehtë pasi që e absorbojmë më mirë në atë temperaturë. Sidoqoftë, gjatë ditës mund të pini edhe ujin e limonit në temperatura më të ftohta, nëse veç preferoni kështu.
Kjo do t’ju ndihmoj të qëndroni të hidratuar.
Sidoqoftë, uji i limonit ka një të keqe. Acidi që gjendet në limon mund të thyej smaltin e dhëmbëve. Nëse ndodh kjo, bakteret mund të futen në të dhe telashe tjera do të vijnë.
Për t’ju shmangur kësaj, preferohet që menjëherë pasi të pini ujin e nxehtë me limon, të shpërlani gojën me një gotë ujë dhe ta derdhni atë. Kjo do t’i largoj acidet që gjendet në dhëmbë. /Telegrafi/