Strukturat ekzekutive të Bashkimit Evropian kanë bërë sot disa propozime për të reformuar rregullat e azilit të BE-së, pas arritjes të mbi një milion emigrantëve dhe refugjatëve gjatë vitit të kaluar.
Komisioni Evropian ka ofruar zgjidhje për ndryshimin e “Rregullave të Dublinit”, sipas të cilave njerëzit kërkojnë azil në shtetin e parë të BE-së në të cilin hyjnë.
Ky sistem e ka lënë Greqinë dhe Italinë të paaftë për të ofruar azil për të gjithë të ardhurit, duke shkaktuar mbylljet kufitare që kërcënojnë marrëveshjen e Shengenit për udhëtim të lirë në Evropë.
Një opsion i parë është krijimi i një “mekanizmi korrigjues të së drejtës” që do të zhvendos azilkërkuesit nga shtetet kufitare t BE-së në vende të tjera të unionit.
Një propozim tjetër ishte krijimi i një sistemi të ri që do të regjistrojë se në cilin vend të BE-së kanë hyrë njerëzit dhe të ia mundësojë që ata të kërkojnë azil në destinacionin e tyre përfundimtare , sipas mekanizmit për shpërndarjen e përhershme.
Për afat më të gjatë, Komisioni gjithashtu propozon centralizimin e të gjithë procesit të azil kërkimit në kuadër të institucioneve të BE-së, në vend se ky proces të bazohet në ligjet nacionale të secilit vend, edhe pse kjo ka shumë pak të ngjarë që të gjejë mbështetje në mesin e shteteve anëtare për momentin.