Këshilli Evropian njofton se do t’i ndajë 30 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas njoftimit, plani ekonomik dhe investimeve të BE-së për këto vendet është i fokusuar në nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike afatgjate dhe mbështetjen e bashkëpunimit rajonal.
“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor ndajnë të njëjtën përgjegjësi për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët më të mirë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
🤝The EU and the Western Balkans share a responsibility to build a better common future.
Find out more about the EU's unprecedented efforts to bring the Western Balkans closer to the EU in our infographic ⬇️ https://t.co/DYpSLrKats#EUWBSummit2021
— EU Council (@EUCouncil) October 6, 2021
Po ashtu, në kuadër të këtyre fondeve, për periudhën 2021-2027 janë të parapara 9 miliardë euro grante për para integrim.
Ndryshe, BE-ja është partneri kryesor për tregti dhe investime në vendet e Ballkanit me 69 për qind të totalit. /Telegrafi/